Me daten 26 Nentor 2018 u mbajt Asambleja e Zakonshme Vjetore e Federates Shqiptare te Atletikes.

Në Asamblenë e Zakonshme të FShA-së morën pjesë përfaqësuesit nga klubet sportive në të gjithë Shqipërinë, morën pjesë 18 Delegatë. Të pranishëm si vëzhgues, Pergjegjes i Sektorit te Politikave,Koordinimit dhe Sportit Elitar zoti Arjan Konomi, Përgjegjëse e Sektorit të Sporteve të Institucioneve Arsimore znj. Elvira Baze si dhe Presidenti i Nderit të FSHA-së z. Sokol Morina.
Sekretari i Përgjithshëm z. Nikolin Dionisi prezantoi rendin e ditës dhe hodhi per propozim miratimin e rendit te dites i cili sipas nenit 17 te statutit te FSHA-se eshte si me poshte :

1. Verifikimi i perberjes se mbledhjes.
2. Raporti i Presidentit.
3. Miratimi i raportit te aktiviteteve te K.E-se.
4. Miratimi i raportit financiar.
5. Miratimi i veprimtarive financiare per vitin pasardhes.
6. Zgjedhjet per cdo vend vakant.
7. Shqyrtimi i propozimeve per amendamentet ne statutin e FSHA-se.
8. Disktutime nga anetaret per ceshtje te tjera.

Propozimi u miratua unanimisht i cili ja dha fjalen presidentit per te mbajtur raportin e presidentit ku pershkruajti arritjet e atletikes per vitin 2018.
Ne asamble gjithashtu u hodh per miratim Projekt – Kalendari i vitit 2019 si dhe u miratua Kalendari 2019.
Gjithashtu u miratuan veprimtarite financiare te vitit 2019 per aktivitet qe do te zhvillohen.

Dhe me e rendesishmja u diskutua per miratimin e statutit te ri te ndryshuar sipas ligjit te ri per sportin nr. 79/2017, datë 2.04.2017 “Për Sportin”, ligjin nr.7850, datë 29.7.1994 “Kodin Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin nr. 8788, datë 07.05.2001 “Për Organizatat Jofitimprurëse”, i ndryshuar, si dhe akte të tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këto aktivitete dhe që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Miratimi per ndryshimin i statutit u be sipas nenit 58 te ligjit te sportit I cili nder te tjera thote :
Statutet e organizatave sportive, të cilat vijnë në kundërshtim me përcaktimet e këtij ligji, ndryshohen nga organizatat dhe paraqiten për miratim pranë ministrisë përgjegjëse për sportin brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Per kete arsye u miratua nen per nen nga Asambleja statuti i ri i ndryshuar dhe do te dergohet me tej ne ministri per miratim ne MASR.

Klikoni KETU per te pare disa foto nga asambleja.