You are currently viewing Balkan Indoor Championship , Istanbul TUR 27.02.2016

Istanbul Indoor Cup u pasua nga aktiviteti Balkan Indoor Championship ne daten 27.02.2016 ku ekipi kombetar ishte edhe me i plote. Ky aktivitet kishte nje pjesmarje historike pasi moren pjese 16 shtete zyrtare dhe 2 shtete me ftese, me numer rekord prej 278 atletesh. Ky aktivitet u dominua nga Rumania e cila ka fituar me shume medalje. Por vlen per tu permendur edhe paraqitja progresive e atleteve tane te cilet kane mbajtur ose permiresuar rezultatin e tyre, nder te cilat vlen te permenden Izmir Smajlaj i cili ka kercyer 7.41, Eraldo Qerama i cili arriti rezultatin 1’52″07 ne 800m dhe Luiza Gega e cila theu rekordin kombetar per sallat e mbyllura, dhe gjithashtu regjistron kohen e dyte me te mire ne Europe per garen 1500m ne sallat e mbyllura pas Siffan Hassan dhe vendin e 8 ne bote, me kohen 4’06″89. Ajo u nderua me medalje ari duke i dhene 8 pike te vlefshme ekipit Kombetar per renditjen sipas shteteve. Per kete rezultat ka shkruar edhe ministrja e mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli e cila ka cituar:

“E dini që atletja më e mirë shqiptare është pjesë e Policisë Ushtarake të FA? Është Luiza Gega dhe ka dalë e para edhe në Mitingun e Stambollit. Rio 2016 po afron. Forcat e Armatosura të Shqipërisë i kanë sytë nga ti kampione, kombi gjithashtu.”

Me poshte do te shihni disa foto:

Per me shume foto klikoni ketu.

Per te pare rezultatet klikoni ketu.