Atleti Franko Burraj dhe trajneri Bruno Rrotani kanë përfaqësuar Federatën Shqiptare të Atletikës në aktivitetin “Dromia 2019”.
Franko Burraj mori pjesë në garën e 400m për meshkuj, duke u renditur në vendin e parë mes 13 sportistëve me rezultatin 46.77, dhe duke u shpallur kështu kampion për eventin e 400m.
Ky aktivitet vërteton dhe njëherë formën shumë të mirë në të cilën po kalon sportisti.
Për të parë rezultatin klikoni këtu.