Federata Shqiptare e Atletikes mori pjese ne Kampionatin Europian te Atletikes te zhvilluar ne Beograd 03-05 Mars 2017. Ekipi kombetar shqiptar perbehej me dy aletet e saj elitare Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega.
Izmir Smajlaj performoi ne garen e “kercimit se gjati” duke u ngjitur ne shkallen me te larte te podiumit duke fituar medaljen e arte te paren ne historine e atletikes ne Shqiperi. Smajlaj kerceu 8.08 m dhe vendos rekord te ri kombetar per garat ne sallat e mbyllura. Per kete sukses eshte perfolur shume ne media dhe rrjetet sociale ku e ka pergezuar dhe kryeministi Edi Rama me ane te nje postimi ne “Facebook”.

Per te pare videon e kercimit te atletit Izmir Smajlaj klikoni ketu.
Per te pare rezultatin klikoni ketu.

Sukses tjeter per Federaten Shqiptare te Atletikes ishte dhe paraqitja e nenkampiones se Europes atletes Luiza Gega. Pavaresisht se atletja ishte ne nje kondicion jo te mire fizik dhe shendetesor, dhe duket patur parasysh faktin qe  garoi ne nje disipline e cila nuk eshte me e saja 1500m, pasi prej kohesh pergatitet per garen e 3000m me pengesa, arrin te dale ne vendin e 5-te mes me te mireve te Europes me rezultatin 4’11″64.

Per te pare rezultatin klikoni ketu.

Padyshim paraqitja e dy sportisteve tregon ngritjen e nivelit te atletikes ne Shqiperi si dhe nje arsye tjeter per te punuar me shume per kete sport. Federata Shqiptare e Atletikes tani do te filloje pregatitjet per aktivitetin tjeter madhor te programuar ne kalendarin e vitit 2017, pjesemarrja ne  IAAF World Championships e cila do te zhvillohet ne Londer, dhe me synimin per medalje ne kete event.

Per te pare disa foto nga aktiviteti European Athletics Indoor Championships klikoni ketu.