Medalja e Argjendte e fituar ne kampionatin Europian te Atletikes te zhvilluar ne Holande me te drejte ben qe Luiza Gega te etiketohet mbreteresha e atletikes Shqiptare. Si e tille u prit 28-vjecarja ne Aeroportin e Rinasit nga perfaqsuesit e Federates Shqiptare te Atletikes me President z.Gjergj Ruli si dhe Sekretari i Pergjithshem z.Nikolin Dionisi ,nga mediat dhe perfaqesuesit e Shoqerise Civile, ne perfundimit te turneut qe i dhuroi Shqiperise medaljen e pare ne arenen nderkombetare në garen e 3000 metrave me pengesa. E emocionuar nga atmosfera e krijuar, Gega u shpreh se me ne fund u shperblye per sakrificat dhe punen e jashtezakonshme disa vjecare. Me rezultatin e arritur ne kete turne , Gega ka arritur nje rekord te ri kombetar ne 3000 metra me pengese, nga 9’32″95, ndersa ne kete aktivitet atletja shenoi kohen 9’28’’52.

Per kete sukses ka folur dhe sekretari i pergjitshem i Federates Shqiptare te Atletikes zoti Nikolin Dionisi: “Padyshim eshte nje nga arritjet me te medha qe ka patur Sporti i Atletikes ne vite ne Shqiperi. Ne beme rregjistrimin ne dy garat ne 3000m/pengesa dhe ne 1500m per ti dhene mundesi atletes te garonte atje ku  trajneri i saj Taulant Stermasi mendonte se do kishim nje rezultat pozitiv,dhe sigurisht ashtu rezultoi duke sjelle ne shqiperi medaljen e pare nderkombetare. Gjithashtu pergezoj dhe atletin tjeter Izmir Smajlaj i cili arriti te shkonte deri ne finalen e eventit te kercimit se gjati duke kercyer ne fazen kualifikuese 7.92m,ku tregon se  eshte dhe nje here permirsimi i rezultatit 7.78m ,rekord i meparshem kombetar i tij, ku me pas e theu ne mitingun internacional ne 8.02m ne 21 Maj te ketij viti. Ne finalen e ketij eventi Izmir Smajlaj ka kercyer 7.75m duke u renditur i 9-ti ne me te miret e Europes.”

Me pas edhe presidenti i Federates Shqiptare te Atletikes zoti Gjergj Ruli shtoi:  “Luiza Gega eshte mbreteresha e Atletikes Shqiptare dhe na dhuroi medaljen e pare nderkombetare. Une kam shume besim edhe te Izmir Smajlaj, qe eshte nje talent i jashtezakonshem. Une besoj se ai brenda nje kohe te shkurter do të shpallet kampion ne bote, sigurisht nese do te kete vullnet dhe impenjimin e duhur.”

 Pra me perfundimin e ketij aktiviteti ne Amsterdam mund te themi se Federata Shqiptare e Atletikes me atletet Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj te arrije majat e perfaqsimit te shtetit shtetit tone ne evenimente nderkombetare ne vite duke synuar tani nje rezultat pozitiv dhe ne Lojrat Olimpike qe do te mbahen ne Rio.