Më datë 18 Dhjetor 2019, Federata Shqiptare e Atletikës në bashkëpunim me Bashkinë Divjakë si dhe Shkollën 9-vjeçare “Koli Sako” zhvilluan aktivitetin Kids Athletics.
Ky aktivitet u zhvillua me qëllimin kryesor për solidarizimin ndaj dëmeve të tërmetit si dhe për zhvillimin e sportit të atletikës në shkolla.
“Kids Athletics” është një iniciativë dhe një program i edukimit fizik të Federatës Botërore të Atletikës (WorldAthletics), për zhvillimin e sportit të atletikës në formë loje për të argëtuar fëmijët.
Gjatë këtij aktiviteti u nderua nga Federata Shqiptare e Atletikës me titullin “Mirënjohje” dhe ish-atleti rekordmen z.Ali Murrizi.

Për të parë disa foto nga ky aktivitet klikoni këtu.