Kupa e Shqipërisë 2021

Më datë 26.04.2021, në stadiumin “Elbasan Arena” u organizua aktiviteti “Kupa e Shqipërisë”.
Përveç ekipeve shqiptare, në këtë aktivitet moren pjesë dhe klube të ndryshme nga Kosova dhe Mali i Zi.
Ekipi i Vllaznisë së Shkodrës arriti të shpallej kampion në disiplinat e meshkujve ndërsa ekipi i Tiranës mori më shumë pikë në disiplinat e femrave.
Atleti Izmir Smajlaj fitoi cmimin “Atleti më i mirë i aktivitetit” pasi arriti rezultatin 8.02m në kërcim së gjati dhe grumbulloi 1142 pikë Olimpike. Luiza Gega u shpall “Atletja më e mirë e aktivitetit” pasi arriti kohën 9.29.93 në garën e 3000m/p dhe grumbulloi 1169 pike olimpike.

Ketu do te gjeni rezultatet e aktivitetit.

Leave a Comment