Me date 25 Prill 2017 jane mbajtur ne “Elbasan Arena” garat e atletikes per Kupen e Shqiperise. Ne kete aktivitet moren pjese me shume se 160 sportiste nga nente ekipe si dhe sportiste te klubeve nga Kosova. Fituesi i ketij kompeticioni per meshkuj u shpall ekipi “Vllaznia” e ndjekur nga “Tirana” dhe “Teuta”, ndersa per femra ekipi me i mire u shpall “Skenderbeu”.

Trofeun individual te sportistit me te mire e mori Egys Gjecaj i Vllaznise me 997 pike ndersa sportistja me e mire u shpall Sindi Prifti e Dinamo 2010 me 866 pike.

Ne kete aktivitet garoi dhe atletja Luiza Gega, e cila dhe pse jashte gare ne disiplinen e 10km per femra arriti te thyeje rekordin Kombetar qe mbahej nga Anila Kasati qe nga viti 1989 me kohen 34’46″01. Gega arriti ti pershkoje me shpejt 10 km me kohen 33’31″00 duke thyer keshtu nje rekord qe mbahej prej 28 vitesh.

Per te pare rezultatet e ketij aktiviteti klikoni ketu.

Per te pare disa foto klikoni ketu.