Më datë 25 Prill 2019, Federata Shqiptare e Atletikës organizoi aktivitetin “Kupa e Shqipërisë” në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit.
Në këtë aktivitet morën pjesë ekipe si Vllaznia, Skenderbeu, Tirana, Dinamo, Partizani, Dinamo2010, Elbasani, Meshtria Sportive Durres, Teuta, Flamurtari, Fortius, Laçi, Besëlidhja.
Për meshkuj ekipi fitues ishte “Vllaznia” e Shkodrës, ndërsa për femra në vendin e parë u rendit ekipi “Tirana”.
Ndërkohë atletja Luiza Gega u shpall “Sportistja më e mirë e aktivitetit” ndërsa atleti Franko Burraj “Sportisti më i mirë i aktivitetit”.

Për të parë rezultatet e këtij aktiviteti klikoni këtu.
Për të parë fotot klikoni këtu.