Federata Shqiptare e Atletikës, në bashkëpunim me klubin “Vllaznia” dhe Bashkinë e qytetit të Shkodrës, organizuan më datë 17 Maj 2019, aktivitetin “100 Vite Vllazni Atletikë”, me rastin e 100 vjetorit të themelimit të klubit sportiv “Vllaznia” për disiplinën e atletikës.
Ky aktivitet u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi”, me pjesëmarrjen e ekipeve të ndryshme shqiptare si dhe nga Kosova.
Atleti Franko Burraj theu rekordin në garën e 200m
për meshkuj (rekord i cili mbahej nga viti 1998, Oltion Luli) me rezultatin 21″45.
Gjithashtu në këtë aktivitet u shpërndanë “Mirënjohje” nga Federata Shqiptare e Atletikës, si dhe u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh” znj. Vera Bregu nga presidenca e Republikës së Shqipërisë.

Për të parë rezultatet e këtij aktiviteti klikoni këtu.
Për të parë foto nga ky aktivitet klikoni këtu.