Më datë 14 Korrik 2019, në Stamboll të Turqisë u zhvillua Kampionati Ballkanik U-18 i atletikës.
Ndryshe nga vitet e tjera, sipas ndryshimeve të reja në rregulloren e Federatës Ballkanike të Atletikës, pjesëmarrja e atletëve u zhvillua sipas normës kualifikuese.
Federata Shqiptare e Atletikës mundësoi që atletët të cilët kishin arritur normën kualifikuese, të përfaqësonin ekipin kombëtar të atletikës në këtë aktivitet.
Paraqitja e atletëve shqiptarë ishte shumë e mirë, ku sportisti Heldi Valikaj u shpall nënkampion Ballkani në garën e kërcimit 3-hapësh me rezultatin 14.45 metra, shumë pranë vendit të parë (14.67m).
Kjo paraqitje dhe formë e atletit shkodran tregon që ai është në rrugën e duhur për të vazhduar në elitën e sportit shqiptar, si dhe për të qënë një shembull për të rinjtë në vendin tonë.
Paraqitje të mirë zhvilloi dhe pjesa e tjetër e ekipit shqiptar të atletikës.
Rezultatet.