You are currently viewing Balkan Indoor Championship 21.02.2015

Balkan Indoor Championship 21.02.2015

Data 21 shkurt ishte ditë e shumëpritur për të gjitha shtetet e Ballkanit të cilat ishin përgatitur për të marrë pjesë në Balkan Indoor Championship. Ishte viti i 20 i zhvillimit të këtij kampionati dhe këtë vit, nderin e mikpritjes e kishte Stambolli i Turqisë. Ashtu si vendet e tjera të Ballkanit, dhe ashtu si në Ballkaniada të tjera, edhe këtë vit, Federata Shqiptare e Atletikës  ishte e pranishme në këtë kampionat me ekipin e atletëve shqiptarë.

Skuadra Shqiptare u nis nga aeroporti i Rinasit me date 20 nën udhëheqjen e znj. Zhuje Bajko, anëtare e komitetit drejtues,  dhe gjithsej, numri i delegacionit që përfaqësoi kombin tonë ishte 16, ku përfshihen edhe 5 zyrtarë. Pavarësisht rezultateve të atletëve, përpjekjet e tyre janë mëse të vlerësuara dhe prezenca e tyre në kampionat ishte e rëndësishme.

Për më shumë fotografi nga eventi, klikoni këtu.

Për të parë rezultatet, klikoni këtu.