Një Kampion Ballkani dhe një Nënkampion Ballkani për sportin e atletikës së Shqipërisë në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura të organizuar në Stamboll të Turqisë më datë 20 Shkurt 2021.
Atleti Izmir Smajlaj arriti të merrte medaljen e artë duke kërcyer 7.91m, duke u shpallur kështu Kampion Ballkani.
Ndërkohë Franko Burraj me rezultatin 47”00 ka zënë vendin e dytë në 400 metra dhe ka merituar medaljen e argjendtë.
Ky ishte një fillim sezoni fantastik për dy atletët elitarë të Federatës Shqiptare të Atletikës, duke konfirmuar sërish formën e tyre fizike të mirë dhe duke premtuar rezultate të larta në aktivitetet të këtij viti në vijim.
Për të parë rezultatet klikoni këtu.
Për të parë foto dhe video klikoni këtu.