Më datat 12 dhe 13 Shtator 2020, Federata Shqiptare e Atletikës mori pjesë me ekip të plotë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës i cili u mbajt ne Stamboll të Turqisë.

Heldi Valikaj në kërcim së gjati dhe Redia Dauti në garën e 3000m me pengesa u shpallën kampion duke marrë medalje të artë.
Atleti Heldi Valikaj arriti të kërcejë në distancën e 7 .63m, një cm më pak se rekordi kombëtar që mbahet ende prej presidentit i federatës, z.Gjergj Ruli.
Ndërkohë atletja Redia Dauti ka befasuar në garën e 3000m me pengesa duke arritur vendin e parë dhe medaljen e arit në këtë aktivitet.
Gjithashtu një garë shumë të mirë si dhe mori medaljen e bronzit edhe atletja nga Shkodra, Erisa Rrasa duke u renditur e 3-ta në disiplinën e kërcimit së gjati për femra.

Rezultatet e meshkujve per Balkan Championships U20.
Rezultatet e femrave per Balkan Championships U20.