Biela Milano, 2022

Atletja Luiza Gega ka shkëlqyer sërish në Itali. Në eventin e Biela Milano, kampionia e Europës ka dalë në vendin e parë në garën e 1600 metrave. Vajza nga Bulqiza regjistroi kohën 4 minuta, 41 sekonda e 34 të qindtat.
Pas garës së fituar në eventin “La notte delle stelle” pak ditë më parë po në Itali, ky është suksesi i radhës për atleten shqiptare.

Leave a Reply