Më datë 8 Maj 2021, Federata Shqiptare e Atletikës organizoi te pista e “kercimit se gjati” dhe “3-hapesh” tek “parku i Liqenit” në Tiranë, aktivitetin “Dita e Kercimeve”.
Ky është një aktivitet traditë i zhvilluar çdo vit nga Federata Shqiptare e Atletikës.
Izmir Smajlaj në disiplinë kërcim së gjati ka shënuar rekord të ri kombëtar pasi ka thyer të Shtunën sërish rekordin kombëtar duke arritur rezultatin e ri prej 8 metra e 16 centimetra, ndërsa rekordi i mëparshëm mbahej po nga atleti shkodran me rezultatin 8.11m
Kjo ishte një provë tepër e rëndësishme drejt rrugës për arritjen e normës kualifikuese për Lojrat Olimpike të cilat do të zhvillohen në Tokyo të Japonisë.

Këtu do të gjeni rezultatet e këtij aktiviteti.

Leave a Reply