Gjysem Maratona e Tiranes 09/10/2016

Paraditen e djeshme per me shume se 3 ore u zhvillua ne kryeqytetin e Shqiperise “1/2 Maratona e Tiranes”. Nen kujdesin e Bashkise se Tiranes dhe Federates Shqiptare te Atletikes u mbajt ne kryeqytet ky aktivitet ku me shume se 1200 pjesemarres garuan ne 4 kategori per grupmosha te ndryshme.Federata Shqiptare e Atletikes u perfaqesua nga presidenti i saj z.Gjergj Ruli si dhe Sekretari i Pergjithshem z.Nikolin Dionisi te cilet do te paraqiten ne Konventen Nderkombetare te Europes ne Funchal te Portugalise ┬áper te regjistruar “Maratonen e Tiranes” ne kalendarin e aktiviteteve nderkombetare.Krahas krereve te Federates Shqiptare te Atletikes nuk munguan ne pershendetjen e garuesve kryetari i Bashkise z.Erjon Veliaj, ministrja e Arsmit dhe Sportit znj.Lindita Nikolla,kryetarja e komunes Gjakove znj. Mimoza Kusari Lila,Presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar z.Viron Bezhani si dhe drejtori i Sportit prane MAS z.Vladimir Gjonaj.

Nderkohe fitues i gares per 21km per meshkuj doli korcari Ilir Kellezi, ndersa per femra fituese u shpall rekordmenia shqiptare Luiza Gega. Ndersa ne garen e 10 km u shpall fitues Bledar Mesi, i cili vinte si perfaqesues i Forcave te Armatosura. Ne kete kategori garoi dhe kryetari i bashkise Erjon Veliaj si dhe personalitete te tjere te rendesishem.Fituesi i gares per 21 km Ilir Kellezi tha se ishte i gezuar qe ishte fituesi i pare i Maratones se Tiranes dhe shpresoj qe vitin tjeter te kete me shum pjesemarres e konkurrenca te jete me e madhe.

 

Per te pare foto nga aktiviteti klikoni ketu.

Per te pare rezultatet e 10 km klikoni ketu.

Per te pare rezultatet e 21 km klikoni ketu.