You are currently viewing IAAF World Indoor Championships 2016, Portland 17-20 Mars

Ne daten 20 Mars u mbyllen garat e Kampionatit Boteror te Sallave te mbyllura i cili u zhvillua ne Portland, USA gjate datava 17-20 Mars. Ne kete aktivitet Federata Shqiptare e Atletikes u perfaqesua nga atletja elitare dhe rekordmene e garave 800 & 1500 m, Luiza Gega e shoqeruar nga trajneri i saj Taulant Stermasi. Pavaresisht se periudha zyrtare e pritjes nga vendi organizator ishte nga data 16-20 Mars, Federata beri te mundur qe atletja te shkonte ne Portland qe ne daten 11 Mars me qellim pershtatjen me ndryshimin e lartesise, duke qene se per nje periudhe te gjate atletja eshte stervitur ne Kenia ne lartesi te medhaja. Atletja garoi ne baterine e dyte te gares 1500m , gare e cila u zhvillua ne daten 18 Mars, dhe fatkeqesisht nuk u kualifikua per ne finale pasi kapi vetem vendin e 8 ne baterine e saj dhe vendin e 16 nga 20 ne renditjen e pergjithshme. Ajo arriti rezultatin 4’16″12, rezultat i cili ishte relativisht larg performances se saj me te mire 4’06″89. Sigurisht qe ka nje arsye pas kesaj performance jo te pelqyeshme, as nga vete atletja, te cilen atletja e ka ndare edhe ne facebook, si me poshte :
“Gara shkoi vërtet dobët. Gripi ndikoi shumë në formën time edhe pse dy ditët e fundit fillova të ndihem pak më mirë. Ishte një nga garat më të vështira që kam bërë, pasi vrapova tërë kohës me dhimbje gjoksi e muskujsh. Gjithsesi, për të vetmen gjë që më vjen keq është se kam patur një formë vërtet shumë të mirë dhe se për këtë jemi lodhur shumë me trajnerin. Kam shumë aktivitete përpara për të cilat duhet të përqendrohem. I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe ju them të vazhdojnë ta bëjnë, sepse kjo ishte vetëm një garë”. gegaaa

Per te pare rezultatet klikoni ketu.