Me date 21 Maj ne qytetin e Elbasanit u zhvillua aktiviteti “International Meeting”, ne kujdesin e Federates Shqiptare te Atletikes, Federates Europiane dhe kryetarit te bashkise z.Qazim Sejdini.Perfaqsues i EAA dhe zv presindenti zoti Dobromir Karamarinov ne takimin me Z Qazim Sejdini, ky i fundit i premtoi qe vitin qe vjen te mbahet kampionati ballkanik ne “Elbasan Arena” per te promovuar atletiken ne Shqiperi gjithashtu ne qytetin e Elbasanit. Zoti Sejdini i jep zv.presidentit te EAA titullin “Qytetar nderi” te qytetit te Elbasanit.Gjithashtu FSHA i dha kryetarit te bashkise Elbasan titullin “Nderi Atletikes” per kontribut te shquar nder vite. I jepet titulli “Nderi i Atletikes” si kampion dhe rekordmen nderkombetar nder vite dy atleteve te mirenjohur te elbasanit , z.Besnik Godo dhe z.Enver Dollani.Po ashtu trajnerit dhe drejtuesit te klubit sportiv “Elbasan” per nje kontribut te shquar “Nderi i Atletikes” z.Kujtim Bishjemi. I pranishem ne kete aktivitet ishte dhe drejtori sportit prane MAS,z.Vladimir Gjonaj, i cili premtoi mbeshtetje nga MAS per sportin e Atletikes ne vecanti per dy atletet qe thyen rekord kombetar,Luiza Gega dhe Izmir Smajli,te cilet do te jen pjesemarres per lojrat olimpike “Rio2016”.

Gega ka garuar kete here në 3000 metra, ku dha kohen 8’53”78, duke e permiresuar me 16 sekonda kohen e meparshme (9’9″74).  Tashme ajo mban 5 rekorde kombetare: Në 800, 1500 , 3000 3000/p dhe 5000 metra.
Mjaft mire është paraqitur edhe atleti shkodran Izmir Smajlaj, qe ka vendosur rekord te ri kombetar ne kercim se gjati.Si fillim kerceu 7.91 metra duke thyer rekordin e vendosur po nga ai ne 2014 ku e kishte 7.78 metra.Ne rezultatin e fundit ai kerceu 8.03 metra, duke qene atleti i pare shqiptar qe kalon kufirin e 8 metrave ne kete disipline. Nje rekord të cilin Smajlaj e kishte kerkuar prej kohesh dhe me ne fund e realizoi, duke konfirmuar formen e mire dhe se meriton nje vend ne Olimpiade

Te pranishem ishin dhe anetar te komitetit drejtues dhe shumedashamires te sportit te atletikes.Ne kete aktivitet moren pjese rreth 150 sportiste nga Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, San Marino, Malta, Italia, Armenia dhe Rumania.

Per te pare rezultatet klikoni ketu dhe per kercimin se gjati dhe 3-hapesh klikoni ketu.

Per te pare me shume foto kliko ketu.