Një ditë pas “Balkan Indoor Championships”, në Stamboll të Turqisë u zhvillua dhe aktiviteti i radhës, “Istanbul Indoor Cup” në të cilin mori pjesë dhe Federata Shqiptare e Atletikës.
Luiza Gega arriti të fitonte medaljen e ‘Bronzi’ në këtë aktivitet pasi u rendit e 3-ta në garën e 1500m për femra.
Një sukses i radhës ky për atleten e cila 1 ditë më parë fitoi dhe medaljen e ‘Artë’ në Kampionatin Ballkanik të sallave të mbyllura.

Rezultatet e këtij aktiviteti për meshkuj dhe femra.