Federata Shqiptare e Atletikës organizoi më datat 22 dhe 23 Qershor 2019, në qytetin e Shkodrës, Kampionatin Kombëtar të 81-të për të Rritur.
Atleti Izmir Smajlaj arriti të vendoste rekord të ri kombëtar në garën e kërcimit së gjati, duke kërcyer 8.11 metra dhe duke u shpallur kështu “Sportisti më i mirë i aktivitetit për meshkuj”.
Atletja Luiza Gega zhvilloi garë shumë të mirë dhe u shpall “Atletja më e mirë për femra”.
Gjithashtu në këtë aktivitet ra në sy performanca e dy atletëve Franko Burraj dhe Erisa Rrasa, të cilët premtojnë rezultate të larta për të ardhmen e atletikës në Shqipëri.
Klubi “Vllaznia” i Shkodrës ka fituar vendin e parë të aktivitetit për meshkuj, ndërsa për femra ekipi më i mirë e ka fituar klubi “Tirana”.
Krahas “Kampionatit Kombëtar për të Rritur”, garuan edhe atletë veteranë të apasionuar pas sportit të atletikës.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.
Për të parë fotot klikoni këtu.