Federata Shqiptare e Atletikës organizoi aktivitetin e parë kombëtar më datë 28 Janar 2021, Kampionati Individual Dimëror në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ky aktivitet ka një rëndësi pasi do të jetë dhe deçiziv për grumbullimin e ekipit kombëtar për të marrë pjesë më pas në aktivitetet Ballkanike të Sallave të Mbyllura.
Përveç klubeve shqiptare, morën pjesë dhe atletë të ndryshëm nga Kosova, ku matja e rezultateve u bë me anë të elektronikut.

Në këtë aktivitet atletja e Tiranës, Luiza Gega, arriti të shpallej “Sportistja më e mirë Femër” ndërsa Franko Burraj i Vllaznisë “Sportisti më i mirë Mashkull”.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.
Për të parë fotot nga aktiviteti klikoni këtu.