Kampionati Kombëtar i 83-të Për të Rinj

Në stadiumin “Elbasan Arena” të qytetit të Elbasanit, më 14 Maj 2021 Federata Shqiptare e Atletikës organizoi Kampionatin Kombëtar të 83-të për të Rinj, në të cilin morën pjesë shumë sportistë të ekipeve të ndryshme të vendit.
Ekipi i “Vllaznisë” së Shkodrës arriti të fitojë vendin e parë të këtij aktiviteti në disiplinat për meshkuj, ndërsa për femra ekipi fitues u shpall “Skëndërbeu” i Korçë.
Ky aktivitet ishte gjithashtu një test për atletët të cilët pretendojnë të arrijnë nivelet më të larta gjithashtu të marrin pjesë në Kampionatet ndërkombëtare të Atletikës.

Për të parë Rezultatet klikoni këtu.
Foto nga aktiviteti.

Leave a Comment