You are currently viewing Kampionati Kombetar i Krosit 15/02/2016

Kampionati Kombetar i Krosit 15/02/2016

Diten e hene, me date 15-02-2015, ne Kodrat e Liqenit, Tirane, u zhvillua Kampionati Kombetar i Krosit. Ky aktivitet i paraprin Kampionatit Ballkanik te Krosit, i cili do te zhvillohet ne Cuprija te Serbise, ne daten 12 Mars 2016, ku do te shkojne per te perfaqesuar Federaten Shqiptare te Atletikes, rezultatet me te mira. Pjesmarja ishte e madhe, ku nuk mungonin atletet elitare si Ilir Kellezi apo Bledar Mesi por edhe shume atlete te cilet garonin per here te pare. Ngjarje e rralle ishte fitimi i te kater kupave nga ekipi i Tiranes, i cili arriti arriti vendin e pare ne garen 4km me atleten Relaksa Dauti, dhe vende te dyta dhe te treta ne garat e tjera. Gara 10 km u fitua nga elitari Ilir Kellezi me kohen 33’22″00, i cili do te shkoje te perfaqesoje edhe Shqiperine ne Krosin e Pavaresise ne Junik. Me poshte mund te shihni edhe disa foto:

Per te pare me shume foto klikoni ketu.

Per te pare rezultatet klikoni ketu.