Më datë 30 Tetor 2020, Federata Shqiptare e Atletikës organizoi Kampionatin Kombëtar të Krosit tek “Kodrat e Liqenit” në Tiranë.

Kampionia Luiza Gega regjistroi kohën 28:04.13, duke lënë me diferencë pas talenten Relaksa Dauti, ndërsa vendi i tretë shkoi për Ejona Cufen. Për të rritur, distanca 10 km, ishte Ilir Këllezi i Skënderbeut ai që e preu finishin i pari me kohën 34:37.22 duke lënë pas Anxhelo Dangllin dhe Genc Lugjën.

Për të reja, në garën me distancë 4 km, triumfoi Redia Dauti e Tiranës, e cila e ndali kronometrin në kohën 14:55.05. Për të rinj, distanca 6 km, kampion u shpall Amir Bahja i Elbasanit. Ai regjistroi kohën 24:00.22, duke lënë pas vetes Dionis Kushtën dhe Bleri Golin, të dy sportistë të Tiranës.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.
Për të parë foto nga aktiviteti klikoni këtu.