Vllaznia për meshkuj dhe Skënderbeu për femra janë fituesit e Kupës së Shqipërisë në atletikë.Luiza Gega vendosi kohën e re në 5000 metra, 15 minuta, 22 sekonda e 18 të qintat, duke e ulur me gati 15 sekonda. Ajo u shpall edhe sportistja më e mirë e aktivitetit.
Leandro Çardaku vendosi rekordin e ri të Shqipërisë në 100 metra për të rinj, 11 sekonda e 1 të qintat, duke merituar edhe vlerësimin si sportisti më i mirë i Kupës së Shqipërisë.Erisa Myrtollari përshkoi 100 metrat me kohën 12 sekonda e 28 qintat. Një rekord i ri kombëtar për të reja.
Kupa e Shqipërisë pati dhe pjesëmarrjen e atletëve ukrainas, të cilët që nga 30 marsi ndodhen në Shqipëri ku stërviten për shkak se në vendin e tyre nuk mund të përgatiten.
Një lajm i keq ishte ai i dëmtimit të Izmir Smajlajt gjatë garës së kërcimit së gjati.

Ketu do te gjeni foto nga aktiviteti.

Ketu do te gjeni rezultatet.

Leave a Reply