Lojërat Olimpike Tokyo 2020

Në Tokyo të Japonisë po zhvillohen momentalisht Lojërat Olimpike, ku vendi jonë në sportin e atletikës përfaqësohet nga 2 atletët Izmir Smajlaj, Luiza Gega dhe trajnerët e tyre Taulant Stërmasi dhe Gjergj Ruli.

Atleti Izmir Smajlaj ka përfunduar garën e kërcimit së gjati me rezultatin 7.86m, i cili renditet në vendin e 9 në grupin A. Në renditjen e përgjithshme atleti shqiptar u rendit në vendin e 18 nga 32 atletë, ku per fat te keq për disa centimetra nuk mund të kualifikohet më tej në finale.

Rezultati i atletit Izmir Smajlaj.

Ndërkohë atletja Luiza Gega është kualifikuar për në finalet e 3000m/p në Lojrat Olimpike. Gega ka shënuar kohën 9:23:85, duke u renditur e 5-ta në baterinë e dytë, rezultat ky që e kualifikon direkt ne finale. Në këtë mënyrë, atletja ka hyrë në historinë e sportit të atletikës në Shqipëri, pasi bëhet e para sportiste e cila arrin të kualifikohet në finale në Lojrat Olimpike. Finalja do të zhvillohet më datë 4 Gusht 2021.

Rezultati i atletes Luiza Gega.

Këtu do të gjeni foto nga aktiviteti të sportistëve.

Leave a Comment