Lojrat Mesdhetare Oran 2022

Medalje e artë për vajzën e artë të atletikës shqiptare, Luiza Gega e cila fiton garën e 3000 metra me pengesa në Oran 2022 duke vendosur rekord mesdhetar me kohën 9.14.29
Ky është edhe një rekord kombëtar për Luiza Gegën që ka treguar një formë fantastike në pistën algjeriane duke mos zhgënjyer në pritshmëri. Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”.
Franko Burraj e mbyll në vendin e katërt finalen e 400 metrave në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Atleti shqiptar iu afrua shumë zonës së medaljes me kohën 46.16, duke fituar terren në metrat e fundit, por nuk ia doli të renditej i treti për vetëm 10 të qindtat.

Rezultati i Luiza Gega
Rezultati i Franko Burraj

Leave a Reply