IMG-20170329-WA0242

Federata Shqiptare e Atletikës, përmes një ceremonie të zhvilluar  në mesditë të datës 24 Mars në Tiranë, ka nderuar dy atletët e saj më të mirë. Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega kanë marrë trofeun e “Atletit më të mirë të vitit 2016”, duke u vlerësuar për arritjet e tyre si në arenën kombëtare e ashtu dhe atë ndërkombëtare. Vjet, Luiza Gega u shpall nën-kampione e Europës në 3000 metra me pengesa, në Kampionatin Europian të Atletikës të zhvilluar në Amsterdam,Hollandë. Ndërsa këtë vit, Izmir Smajlaj u shpall kampion i Europës , në garën e kërcimit së gjati në European Athletics Indoor Championships të zhvilluar në Beograd të Serbisë . Për këto rezultate e mjaft arritje të tjera në arenën ndërkombëtare, dy atletët morën çmimet e sportistëve më të mirë të sportit të “mbretëreshës” për vitin 2016. Federata Shqiptare e Atletikës gjatë kësaj ceremonie vlerësoi me tituj “Nderi i Atletikës Shqiptare” edhe ish ikona të atletikës shqiptare ndër vite.

Për të parë foto nga ceremonia klikoni këtu.