Atletja Luiza Gega ka vendosur  rekord të ri kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa, në pjesëmarrjen e saj në etapën e 5-të të Ligës së Diamantit të zhvilluar në Oslo të Norvegjisë më datë 15 Qershor 2017. Gega dha kohën 9’26”05, duke u renditur e pesta në garë, por kjo kohë është rekord i ri kombëtar në 3000m/p (9’28”52 ishte rekordi i mëparshëm i vendosur në kampionatin Europian të Atletikes  po nga Gega). Vendin e parë në këtë garë e zuri keniania Norah Jeruto (9’17”27).

Luiza ka bërë një garë të mirë, teksa ka dueluar fort mes atleteve afrikane, kryesisht keniane e etiopiane, që janë dominuese në këto distance. Por Gega ka qenë shumicën e kohës krahas tyre, duke bërë një paraqitje të mirë dhe duke realizuar objektivin e saj, që ishte thyerja e rekordit kombëtar. Luiza Gega zuri vendin e pestë ndër 13 atlete më të mira të botës.

Për rezultatet e këtij aktiviteti klikoni ketu.