Mediterrean Indoor Championships U23, Miramas.

Image result for mediterranean u23 miramas


Ne aktivitetin “Mediterrean Indoor Championships U23” te zhvilluar ne Miramas te Frances, Federata Shqiptare e Atletikes u perfaqesua nga atleti Franko Burraj dhe trajneri i tij, Bruno Rrotani.
Franko Burraj zhvilloi nje paraqitje shume te mire ne eventin e 400 metrave per meshkuj, pasi ne garat kualifikuese, atleti arriti kohen 48″22 dhe ne garen finale me rezultatin 48″77, duke u renditur keshtu i 4-ti ne kete event.
Atleti Franko Burraj gjithashtu ka vendosur rekord te ri kombetar ne garen e 400m per salla te mbyllura, pasi ka thyer rekordin e mbajtur prej kohesh nga atleti Sokol Shepeteja (48″85, 22/02/1997 ne Athine).

Per te pare rezultatet klikoni ketu.