Minuta nga Asambleja e Zakonshme e FSHA-së, 26.11.2018


Në datën 26 Nëntor 2018 u mbajt dhe Asambleja e Zakonshme e FSHA-së në të cilën morën pjesë përfaqësuesit nga klubet sportive në të gjithë Shqipërinë. Gjithashtu të pranishëm si vëzhgues, Z. Arjan Konomi, Përgjegjës i Sektorit te Politikave,Koordinimit dhe Sportit Elitar,
Znj. Elvira Baze, Përgjegjëse e Sektorit të Sporteve të Institucioneve Arsimore znj. Elvira Baze si dhe Presidenti i Nderit të FSHA-së z. Sokol Morina.
Në këtë asamble u miratua Projekt-Kalendari për aktiviteteve që do të zhvillohen në vitin 2019 për Federatën Shqiptare të Atletikës si dhe u miratua nen për nen Statuti i FSHA-së sipas Ligjit të Ri për Sportin dhe më pas dërgimi i këtij Statuti për miratim në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.