Më 27 Shkurt 2020, në Beograd të Serbisë u organizua aktiviteti i sallave të mbyllura të atletikës “Serbian Open Indoor Meeting”.
Izmir Smajlaj dhe Franko Burraj morën pjesë në këtë aktivitet, duke konfirmuar formën e tyre të mirë si dhe duke dhënë një sinjal pozitiv për arritjen e normave kualifikuese për Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Izmir Smajlaj garoi në disiplinën e kërcimit së gjati, ku arriti rezultatin 7.94m në provën e 3-të, duke fituar kështu vendin e parë me 1125 pikë Olimpike si dhe vendos rekord salle për këtë garë.

Gjithashtu Franko Burraj fitoi vendin e parë në garën e 400m për meshkuj. Atleti arriti kohën 47.20 në këtë disiplinë duke siguruar 1094 pikë olimpike.

Për të parë rezultatet klikoni këtu.