Luiza Gega e ka nisur vitin 2022 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke regjistruar një tjetër rezultat të shkëlqyer.
Me kohën 8:47.53, Luiza Gega u rendit në vendin e dytë në eventin e zhvilluar në Angli, ditën e shtunë në garën e 3000 metrave në sallave të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour”. Ky rezultat bën që atletja kuqezi të sigurojë me normë një biletë për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd, ku siç dihet, norma e Botërorit të sallave të mbyllura është 8:49.00

Garën e Luiza Gegas mund ta ndiqni në linkun më poshtë në minutën 08:11
https://www.youtube.com/watch?v=gsjAmggpM3k

Leave a Reply